Paris Saint-Germain ka realizuar një tjetër goditje në merkato, duke arritur një marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Ferran Torres. Sulmuesi spanjoll pritet të largohet nga Camp Nou dhe të fillojë një aventurë të re në Paris.
Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një shumë prej rreth 50 milionë eurosh. Negociatat kanë kaluar në fazën finale pas disa ditësh diskutimesh dhe tani pritet vetëm përfundimi i procedurave zyrtare.
Torres ka shprehur preferencën e tij për të kaluar te PSG, dhe dëshira e tij për këtë lëvizje tashmë po realizohet.
Në moshën 26-vjeçare, ai pritet të jetë një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv të skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique, i cili e njeh mirë lojtarin nga koha e tij me kombëtaren spanjolle.
Për Barcelonën, largimi i Torres sjell një të ardhur të rëndësishme financiare, rreth 50 milionë euro. Duke kështu, sulmuesi do t’i japë fund aventurës së tij në Katalonjë, për t’u bashkuar me PSG dhe për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij.



















You must be logged in to post a comment Login