Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Burri goditi gruan me thikë”, detaje nga konflikti mes çiftit në Shkozet të Durrësit

“Burri goditi gruan me thikë”, detaje nga konflikti mes çiftit në Shkozet të Durrësit

Policia e Durrësit ka bërë me dije detaje të reja lidhur me konfliktin mes një çifti bashkëshortor, i cili ka ndodhur sot në zonën e Shkozetit.

Sipas informacioneve, gjatë një debati familjar, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, dyshohet se ka plagosur bashkëshorten e tij, A. L., 38 vjeçe, me një mjet prerës.

Në njoftim theksohet se gruaja ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, ndërsa gjatë këtij konflikti është dëmtuar edhe 43-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen 14. Pas përplasjeve mes tyre, të dy bashkëshortët janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Aktualisht, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, duke u udhëhequr nga Prokuroria, ka filluar punën për të sqaruar dinamikat e ngjarjes dhe për të dokumentuar rastin në mënyrë ligjore.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement