Klubi shqiptar i futbollit, Egnatia, ka shkruar një kapitull të ri në historinë e tij. Rrogozhinasit arritën një përmbysje spektakolare ndaj Shamrock Rovers, duke fituar me rezultatin 5-1. Kjo fitore i siguroi klubit, për herë të parë, një vend në fazën e playoffit të Ligës së Evropës.
Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë, skuadra e trajnerit Nevil Dede realizoi një rikthim të jashtëzakonshëm në Rrogozhinë, pasi fitoi 6-4 në total. Megjithatë, sfida nuk ishte e lehtë; rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë pas përjashtimit të Ndrecës në fundin e pjesës së parë. Pavarësisht kësaj situate, ata vazhduan të dominonin edhe në pjesën e dytë.
Kualifikimi në play-off-in e Ligës së Evropës garanton matematikisht pjesëmarrjen e Egnatias në fazën e Ligës së Conference League, duke shënuar kështu një arritje historike për klubin dhe futbollin shqiptar.



















You must be logged in to post a comment Login