Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarr i madh në Sllatinë, flakët përfshijnë deponinë e gomave (VIDEO)

Zjarr i madh në Sllatinë, flakët përfshijnë deponinë e gomave (VIDEO)

Flakët kanë përfshirë një deponi për grumbullimin e gomave të vjetra në Sllatinë, duke shkaktuar një sasi të madhe tymi të zi dhe të dendur që ka mbuluar zonën përreth.

Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv tregojnë se tymi është i dukshëm nga deponia e gomave jashtë përdorimit, e cila ndodhet pranë rrugës kryesore në këtë zonë.

Sadri Shamolli, komandant i zjarrfikësve të Lipjanit, ka konfirmuar për Klankosova.tv se incidenti ndodhi në pistën e garave të automjeteve në Vrell. Ai theksoi se lajmi është marrë nga policia e Lipjanit në orën 13:35. Ekipet e zjarrfikësve nga Prishtina dhe Drenasi janë angazhuar për të marrë masat e nevojshme, dhe deri më tani nuk ka pasur persona të lënduar.

Abdusamed Shkodra, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës, ka konfirmuar se ekipet e tij janë në rrugë drejt vendit të ngjarjes për të intervenuar dhe lokalizuar zjarrin.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës për informacion shtesë, por deri në publikimin e këtij lajm, nuk është marrë asnjë përgjigje.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement