Paul Scholes ka ftuar Manchester Unitedin që të hyjë në garë për transferimin e Cristian Romero, pavarësisht kritikave të tij të mëparshme ndaj mbrojtësit të Tottenhamit.
Atletico Madrid aktualisht është në negociata me Spurs për të siguruar shërbimet e argjentinasit, me marrëveshjen që raportohet të jetë rreth 34 milionë euro, sipas informacionit nga Klankosova.tv.
Megjithëse Scholes e ka cilësuar Romeron si një “të çmendur” dhe “klloun” për shkak të stilit të tij të rrezikshëm në mbrojtje, ai pranon se mbrojtësi është shumë i aftë dhe do të përshtatej mirë te Manchester United.
“Është një mbrojtës shumë i mirë, pavarësisht disa gabimeve që bën. Mendoj se tifozët e United do ta pëlqenin”, tha Scholes.



















You must be logged in to post a comment Login