Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Kosova e mbytur nga importi”, Rafuna: Institucionet po prishin imazhin e prodhimeve të qumështit

“Kosova e mbytur nga importi”, Rafuna: Institucionet po prishin imazhin e prodhimeve të qumështit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shprehur kritika ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, për mënyrën se si po dëmtohet imazhi i produkteve vendore të qumështit.

Gjatë një konference për media, ai theksoi se Kosova po përballet me një situatë të vështirë për shkak të importit të lartë. Rafuna ka kërkuar që institucioneve t’u japin rëndësi qëndrimit mbi ruajtjen e imazhit të produkteve vendore dhe të shmangin vendime që mund të krijojnë panik te konsumatorët.

“Situata është e padrejtë për prodhimet tona, pasi ky është një zinxhir i tërë që i ndikon ato. Ne gjithmonë kemi kërkuar mbështetje, por importi na ka mbërthyer. Krahasuar me vitet e kaluara, nga 2022 importi është rritur mbi 1 miliardë, ndërsa eksporti ka mbetur i pandryshuar. Deficiti tregtar është tkurrur nga 18.6 përqind në 14.4 përqind. Kërkojmë me urgjencë që institucionet të mos marrin masa që dëmtojnë imazhin dhe krijojnë panik te konsumatorët,” tha Rafuna.

Ai theksoi se prodhimet vendore kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit dhe se ato përmbushin standardet më të larta. “Produktet e Kosovës konkurrojnë me ato që janë prodhuar për 100 vjet dhe jo vetëm në tregun rajonal, por edhe në atë evropian. Nuk meritojnë këtë trajtim; ne kërkojmë subvencionim dhe mbrojtje për to,” shtoi ai.

Rafuna gjithashtu paralajmëroi se ndalimi i prodhimit të qumështit do të shkaktonte humbje të mëdha për mijëra punëtorë dhe fermerë, të cilët rrezikojnë të humbasin bagëtitë e tyre.

Ai përfundoi duke thënë se Kosova ka potencial për të eksportuar edhe në tregun evropian, por theksoi se Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AVUK) nuk ka kontribuar siç duhet në certifikimin e këtyre produkteve për t’u njohur nga Bashkimi Evropian.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement