Një shtetas serb është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak me dyshimin se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Veri.
Pas marrjes së informacioneve, policia ka vepruar menjëherë. Me udhëzim të prokurorit kompetent, janë intervistuar të dyshuarit dhe dy dëshmitarë.
Gjatë operacionit policor, nga i dyshuari është sekuestruar një bankënotë, e cila dyshohet se ishte destinuar për t’u ofruar si ryshfet.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.



















You must be logged in to post a comment Login