Një banor i fshatit Taraxhë, në komunën e Vushtrrisë, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rrjetit elektrik në zonën ku jeton. Ai thekson se banorët përballen prej vitesh me probleme të furnizimit me energji elektrike.
Në një intervistë për Klankosova.tv, ai ka njoftuar se për rreth 27 vjet, ata janë furnizuar me energji elektrike përmes shtyllave të vjetra. “Rrymën e kemi pasur që nga koha e Jugosllavisë”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu thekson se banorët kanë bërë rreth 62 kërkesa në Mitrovicë dhe Vushtrri për ndërhyrje në përmirësimin e rrjetit elektrik, por deri tani nuk janë marrë masa konkrete. Sipasi tij, zyrtarët kanë vizituar disa herë zonën për të parë situatën, por pas këtyre vizitave nuk ka pasur ndonjë intervenim.
“Vetëm kanë qenë për të parë, nuk kanë marrë masa, kurgjo”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu përmendi se në atë pjesë janë vetëm katër shtëpi, por problemi i furnizimit me energji vazhdon të mbetet i pazgjidhur.
Klankosova.tv ka kontaktuar KEDS-in për një reagim, por nuk ka marrë ende një përgjigje.



















You must be logged in to post a comment Login