Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident i rëndë në Austri, familja me tre fëmijë rrezikoi të digjej brenda veturës

Aksident i rëndë në Austri, familja me tre fëmijë rrezikoi të digjej brenda veturës

Një familje me tre fëmijë ka përjetuar momente tmerri pas një aksidenti të rëndë në një autostradë në Alpet austriake. Automjeti i tyre doli nga rruga dhe përfundi në flakë.

Aksidenti ndodhi të premten në mëngjes në autostradën A11, pranë Villachut, në landin austriak të Kärntenit. Sipas policisë, një furgon i tipit VW u përplas me barrierat e një parkingu pas daljes nga rruga.

Situata u përkeqësua shpejt, pasi automjeti filloi të nxirrte tym dhe dyert mbetën të bllokuara. Në vendngjarje u krijua një kolonë prej rreth 20 automjetesh.

Një zjarrfikës profesionist, i cili ndodhej rastësisht në kolonë, vuri re tymin dhe vendosi të ndërhynte. Me një fikës zjarri dhe një kuti të ndihmës së parë, ai kaloi përmes kolonës për të ndihmuar ata që ishin aksidentuar.

“Fillimisht mendova se ishte thjesht trafiku i pushuesve. Pastaj pashë tymin dhe e kuptova: duhet të shkoj atje,” rrëfeu ai për Kleine Zeitung.

Sipas tij, situata në trafik ishte shqetësuese, pasi automjetet ishin të vendosura në mënyrë të çrregullt dhe nuk kishte hapësirë për automjetet e emergjencës.

Nëna 39-vjeçare, që ishte në timon, arriti të dilte vetë nga automjeti dhe të nxirrte djalin e saj më të vogël. Ndërkohë, burri në ulësen e pasagjerit kishte mbetur i bllokuar, ndërsa dy fëmijët e tjerë nuk mund të dilnin.

Të gjithë anëtarët e familjes pësuan lëndime dhe ishin të traumatizuar nga ngjarja. Zjarrfikësi shprehu tronditjen e tij për reagimin e disa drejtuesve të tjerë në kolonë, duke kritikuar faktin se shumë persona nuk ndihmuan dhe nuk krijuan hapësirë për ekipet e shpëtimit.

“Me shumë gjasë kanë bërë fotografi,” tha ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement