Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Dolce, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale.
Ajo është e njohur për format e saj trupore bombastike dhe linjat seksi, duke ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e publikut. Së fundmi, Dolce ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, përmes opsionit “Ask Me a Question”.
Gjatë pyetjeve të shumta, një nga ndjekësit e saj ka bërë një koment që ka tërhequr veçanërisht vëmendjen për nga komiciteti dhe ngacmimi që bart. “Po t’kisha marrë për gru, do t’kisha mbajt n’ballkon për inat t’komshijve,” – ka shkruar ai.
Dolce nuk e ka lënë pa përgjigje këtë ngacmim. Ajo e ka shpërndarë mesazhin në Instagram Story, duke e shoqëruar me emoji të qeshura me lot, duke treguar se e ka marrë këtë koment me sportivitet dhe humor.



















You must be logged in to post a comment Login