Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tahiri krenohet me suksesin e Aleancës: Treguam stabilitet, seriozitet, unitet dhe platformë (VIDEO)

Tahiri krenohet me suksesin e Aleancës: Treguam stabilitet, seriozitet, unitet dhe platformë (VIDEO)

Deputeti i zgjedhur nga Aleanca, Besnik Tahiri, ka komentuar suksesin e partisë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ku Aleanca shënoi një rritje të konsiderueshme.

Ai shprehu krenarinë e tij për faktin se Ramush Haradinaj, duke lënë hapësirë për Ardian Gjinin si kryetar të partisë, e ka mbështetur këtë të fundit me të gjitha kapacitetet e tij.

“Fushata jonë ka qenë shumë dinamike, veçanërisht gjatë dy javëve të fundit, ku kemi bërë ndryshime radikale,” tha Tahiri në një intervistë për Edicionin Special të Klan Kosovës.

Ai theksoi se “Aleanca është e vetmja parti demokratike që ka ndërruar lidershipin. Z. Haradinaj e mbështeti plotësisht kryetarin Gjini, gjë që nuk është lehtë të ndodhë. Themeluesi, kryetari dhe dy herë kryeministër, ka zgjedhur të jetë prapa me të gjitha kapacitetet e tij.”

Tahiri shprehu gjithashtu kënaqësinë për dy mijë votat e marra, të cilat kontribuan në mandatin e tetë, por theksoi se ato vota erdhën nga diaspora.

Ai përfundoi duke theksuar se “Aleanca ka treguar stabilitet, seriozitet, njësi dhe një platformë të qartë.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement