Ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
As ky takim nuk ka sjellë një marrëveshje mes dy partive, ngjarje që ndodh pak orë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet nesër në orën 10:00.
Pas përfundimit të takimit, Kurti deklaroi se nuk ka pasur marrëveshje. “Nuk kemi lajme, përderisa nuk kemi marrëveshje,” u shpreh ai.
Edhe pse takim i tyre nuk ishte paralajmëruar paraprakisht, Klankosova.tv kishte raportuar më herët se ata do të takoheshin gjatë ditës.



















You must be logged in to post a comment Login