Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Sulmoi qytetarët në një qendër tregtare në Pejë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi qytetarët në një qendër tregtare në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar gjatë mbrëmjes së së enjtes në një qendër tregtare në Pejë, pas dyshimeve për sulm ndaj qytetarëve.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, rreth orës 20:15 është marrë informacioni se një individ po sulmonte njerëzit brenda qendrës tregtare.

Menjëherë pas njoftimit, njësitë policore janë drejtuar në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur të stabilizojnë situatën dhe të arrestojnë të dyshuarin.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Pejë, ku po merret në pyetje mbi rastin.

Rugova gjithashtu njoftoi se, për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar nga ky incident.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement