Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Puna jashtë orarit: Policia “privilegjon“ mbrojtjen e afërt (VIDEO)

Puna jashtë orarit: Policia “privilegjon“ mbrojtjen e afërt (VIDEO)

Sa herë që ka nevojë, ata janë në krye të detyrës dhe në mbrojtje të Republikës dhe qytetarëve. Megjithatë, punë e tyre nuk po shpërblehet siç duhet. Njësitë elitare të Policisë së Kosovës aktualisht nuk po marrin shtesat për orët e punës jashtë orarit.

Ky rregull nuk e prek njësitin e mbrojtjes së afërt, i cili është në shërbim të krerëve të shtetit 24 orë, as njësitin e ndërhyrjes së shpejtë. Sipas burimeve nga Klani, brenda muajit të fundit, këtyre njësive u janë paguar rreth 65-70 shtesa ose më shumë.

Një ish-drejtor police, tani politikan, shpreh pakënaqësi për këtë diskriminim. Klani ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme për këtë çështje, por deri tani nuk ka marrë një përgjigje. Edhe përgjegjësit në Policinë e Kosovës kanë mbetur të heshtur.

<

Përveç kësaj, Sindikata e Policisë ka thënë se nevojitet një procedurë specifike institucionale për t’u paguar më shumë se 32 orë. Sindikalistët theksojnë se qëndrim i tyre është parimor, pasi deri më tani nuk kanë pranuar ankesa nga asnjë anëtar në lidhje me këtë çështje. Sidoqoftë, nëse emërtohen ankesa, sindikata angazhohet për t’i adresuar ato përmes rrugëve institucionale.

Për më shumë detaje, ndiqni kronikën e bashkëngjitur.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement