Gazetari i sportit Arlind Sadiku, i cili po ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë për të ndjekur ndeshjet e Kampionatit Botëror, ka komentuar mbi atmosferën sportive që mbizotëron në ShBA.
Në një lidhje direkte gjatë emisionit “Sport Show” në Klan Kosova, ai shprehu se ndeshjet e Botërorit nuk kanë zgjuar interesimin e pritur nga amerikanët, pasi vëmendja e tyre ishte e përqendruar te basketbolli.
Sadiku theksoi se në New York nuk është ndjerë një atmosferë e veçantë për ndeshjen mes Brazilit dhe Marokut, e cila konsiderohet një nga përballjet më interesante të kampionatit deri më tani.
Ai deklaroi: “Dje nuk është vërejtur fare atmosfera e ndeshjes Brazil–Marok, që është në të vërtetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kampionatit Botëror deri më tani. Kjo ndodhi sepse New York bëri histori në NBA; Knicks e fituan titullin pas 53 vitesh, prandaj gjithë bisedat ishin rreth basketbollit.”
Sipas tij, atmosfera në New York pas suksesit të ekipit vendas në NBA ishte e jashtëzakonshme, duke shtuar se ka qenë e papërjetuar për shumë vite.



















You must be logged in to post a comment Login