Real Madridi ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me Yan Diomanden, raporton Fabrizio Romano.
Në qershor, Paris Saint-Germain gjithashtu kishte bërë një ofertë për lojtarin, por tani duket se përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë ka ndryshuar preferencat e tij.
Aktualisht, gjithçka varet nga negociatat mes klubeve. Real Madridi pritet t’i dërgojë së shpejti një ofertë të re RB Leipzigut për të përfunduar transferimin e Diomandes.
Nga ana tjetër, Romano njofton se Paris Saint-Germain ka rifilluar bisedimet me RB Leipzig gjatë 12 orëve të fundit, në përpjekje për të rikthyer në favor të vet transferimin e lojtarit.



















You must be logged in to post a comment Login