Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fruthi në çerdhe: Fëmijët bëhen për spital, 2 me oksigjen (VIDEO)

Fruthi në çerdhe: Fëmijët bëhen për spital, 2 me oksigjen (VIDEO)

Në dy çerdhe të qyteteve të ndryshme, Prishtinë dhe Fushë Kosovë, është regjistruar shpërthim i fruthit gjatë javës së fundit. Shumica e të prekurve u bënë të detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore, me rreth gjashtë nga ta që u shtruan në spital. Të vegjlit që u prekan ishin të pavaksinuar.

Sipas një qarkoreje të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), është rekomanduar dhe theksuar se fëmijët e pavaksinuar nuk mund të regjistrohen në çerdhe ose shkolla.

Aktualisht, në klinikën infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), po trajtohen 17 fëmijë me fruth. Dy nga këta fëmijë kanë nevojë për ndihmë me oksigjen për shkak të frymëmarrjes së vështirësuar. Mosha e pacientëve të vegjël varion nga 1 deri në 2 vjet.

Infektologët e referojnë një valë të ngjashme që ndodhi para tetë vitesh, e cila nuk zgjati aq shumë sa kjo. Arsyet, sipas ekspertëve, lidhen me rënien e dukshme të imunizimit.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, në javën e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me fruth. Që nga prilli deri më 27 korrik, numri total i rasteve të konfirmuara në nivel vendi ka arritur në 78.

Për më shumë detaje, mund të ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement