Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

E FUNDIT| Një i mitur godet me thikë bashkëmoshatarin e tij në Suharekë

Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me raportimet për arrestimin e një shtetasi turk, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në krime lufte në zonën e Krushës dhe përreth Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka deklaruar për Klankosova.tv se individi në fjalë është paraqitur në stacionin policor si ankues. Ai është intervistuar nga zyrtarët e policisë dhe më pas është liruar.

“Jo, nuk është arrestuar. Ai është lajmëruar vullnetarisht në stacionin policor të Prizrenit si ankues. Me urdhër të prokurorit, deklarata është dërguar në Prokurorinë Speciale për shqyrtim të mëtejshëm. Ai është intervistuar si ankues dhe është liruar,” theksoi Bytyqi për Klankosova.tv.

Më herët, Klankosova.tv kishte raportuar për arrestimin e një të dyshuari për krime lufte, për të cilin burimet pohuan se bëhej fjalë për Shahin Bush.

Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka konfirmuar se ka pasur zhvillime në këtë drejtim.

I pyetur për informacionet rreth arrestimit të këtij shtetasi turk, Kryeziu sqaroi se “pretendimet për krime lufte nuk janë kompetencë e Prokurorisë Themelore të Prizrenit. Ne si prokurori nuk kemi kompetencë për të ndërmarrë veprime në këtë drejtim. Lidhur me pretendimet e ditura tashmë, unë e kam njoftuar Departamentin për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, që tani po merret me këtë çështje.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement