Këngëtarja Ledina Çelo, e cila prej një periudhe ka zgjedhur të qëndrojë larg skenës muzikore, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale. Ajo shpesh ndan momente nga jeta e saj personale.
Së fundmi, Ledina ka publikuar disa fotografi nga pushimet në një destinacion bregdetar, ku shfaqet duke shijuar ditët e verës. Në këto imazhe, ajo ka theksuar linjat e saj trupore, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen elegante.
Edhe pse është pranë moshës 50-vjeçare, këngëtarja duket në një formë shumë të mirë. Fotografitë e saj kanë marrë shumë reagime pozitive në platformat sociale.



















You must be logged in to post a comment Login