Këngëtari i njohur Shaqir Cërvadiku ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e tij. Ai ka bërë të ditur, përmes një postimi në rrjetet sociale, se kushëriri i tij, Afrim Cërvadiku, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër.

Shaqiri shprehu keqardhjen e tij, duke u bërë thirrje miqve dhe familjarëve të shprehin ngushëllimet e tyre. Ai shkroi: “Pas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë kushëriri Afrim Cërvadiku. Ngushëllime familjarëve e miqve! Zoti e shpërbleftë! Për kohën e varrimit ju informojmë më vonë.”

Lajmi ka prekur thellësisht familjarët, miqtë dhe ata që e njohin familjen Cërvadiku, të cilët po shprehin ngushëllimet për këtë humbje të madhe.