Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohet një 22-vjeçar në Obiliq për kanosje, i konfiskohet AK-47

Arrestohet një 22-vjeçar në Obiliq për kanosje, i konfiskohet AK-47

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje në Obiliq, falë reagimit të shpejtë të hetuesve të Stacionit Policor në këtë komunë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën “Fejzullah Preniqi”, ku hetuesit arritën të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Gjatë veprimeve policore, në pronësinë e të dyshuarit u gjet dhe u sekuestrua një armë e tipit AK-47.

I dyshuari, i identifikuar me inicialet Sh.P., është një mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas vendimit të prokurorit, ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për një periudhë prej 48 orësh. Ndaj tij janë iniciuar procedura për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Hetuesit policorë vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që lidhin këtë rast.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement