Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur sot në sheshin “Pranvera” në Durrës, duke lënë një person të lënduar.
I lënduari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur me një debat verbal në një pikë postare në zonë. Më pas, konflikti është zhvendosur në rrugë, ku ka degeneruar në dhunë fizike.
Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, autori i dyshuar është neutralizuar dhe shoqëruar nga policia. Grupi hetimor aktualisht po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.



















You must be logged in to post a comment Login