Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, dhe ish-partnerja e tij, Fjolla, kanë rikthyer spekulimet në lidhje me marrëdhënien e tyre.
Prej më shumë se një viti, mediat kanë raportuar për një ndarje të mundshme mes çiftit. Veprimet e tyre në rrjetet sociale, ku hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve dhe fshinë fotografitë e përbashkëta, intensifikuan dyshimet për krizën në marrëdhënie.
Së fundmi, fansat kanë vënë re një ndryshim interesant. Buta dhe Fjolla kanë rinisur ndjekjen e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, duke nxitur aludime se mund të jenë pajtuar.
Megjithatë, deri tani asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar nëse bëhet fjalë për një rikthim në lidhje apo thjesht një përmirësim të marrëdhënies.
Buta dhe Fjolla janë prindër të një vajze dhe, përkundër spekulimeve, kanë zgjedhur të mos komentojnë publikisht mbi situatën e tyre aktuale.



















You must be logged in to post a comment Login