Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovë ka nisur një operacion në lumin Mat, në Shqipëri.
Sipas informacionit të disponueshëm, ata po kërkojnë trupin e Erkin Likës, i cili dyshohet se ka humbur jetën në shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit.
Dëshmitë paraprake tregojnë se Lika ndodhej bashkë me grupin, por dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë ndërsa po fotografonte pjesëtarët e ekipit. Si pasojë, ai ka rënë në humnerë, duke humbur jetën.



















You must be logged in to post a comment Login