Edhe pse Neymar nuk arriti të luajë për Brazilin në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër Marokut për shkak të një dëmtimi, partnerja e tij, Bruna Biancardi, tërhoqi vëmendjen e publikut.
Influencuesja braziliane e shoqëroi Neymarin në New York për këtë ndeshje dhe u bë shpejt një nga figurat më të komentuar. Ajo u paraqit me një korse të veçantë në ngjyrat e Brazilit, e dizenjuar nga Umbro, të kombinuar me xhinse blu dhe të verdha, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe fotografëve.
Pak para fillimit të ndeshjes, Biancardi publikoi disa fotografi në rrjetet sociale, ku pozonte me vetëbesim me veshjen e saj, të kompletuar me bizhuteri ari dhe një grim elegant.
Megjithëse Neymar mungoi në fushë, ai ishte i pranishëm në stadium së bashku me Biancardin dhe fëmijët e tij për të ndjekur ndeshjen. Çifti u pa duke shkëmbyer një puthje pranë fushës para fillimit të takimit.
Ndeshja mes Brazilit dhe Marokut përfundoi me rezultatin 1-1. Megjithatë, shumë tifozë diskutan më shumë për paraqitjen e Brunës sesa për rezultatin, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të spikatura të fundjavës hapëse të turneut.



















You must be logged in to post a comment Login