Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Në Ikje” vjen në Prishtinë me rrëfimet e të zhvendosurve gjatë luftës në Kosovë

“Në Ikje” vjen në Prishtinë me rrëfimet e të zhvendosurve gjatë luftës në Kosovë

Ekspozita performuese “Në Ikje” sjellë tregime të drejtpërdrejta mbi përvojat e zhvendosjes së detyruar gjatë luftës në Kosovë. Ngjarja do të zhvillohet sonte në ora 18:00, në qendrën Barabar në Prishtinë.

Kjo ekspozitë vendos në qendër zërat e individëve që përjetuan largimin nga shtëpitë e tyre, pasigurinë gjatë rrugëtimit dhe jetën në kushte të përkohshme. Dëshmitë e tyre shndërrohen në një akt të përbashkët kujtese dhe dëgjimi. Përmes interpretimit të fragmenteve autentike nga Muzeu Virtual i Refugjatëve, këto histori marrin një formë të re, duke u afruar më shumë me publiku, si përvoja të cilat vazhdojnë të rezonojnë në të tashmen.

“ Në Ikje” synon të krijojë një hapësirë ku publiku angazhohet emocionalisht dhe mendërisht në procesin e kujtesës. Është një ftesë për të ndalur ritmin e përditshmërisë dhe për t’u përballur me fragmente jete që flasin për humbjen, qëndrueshmërinë dhe dinjitetin njerëzor në kohë krize.

Në këtë format të gjallë, fjala e folur shndërrohet në një medium kujtese. Hapësira bëhet një vend i përkohshëm për reflektim kolektiv, ku historia merr prani të re përmes akteve të dëgjimit. Ekspozita është kuruar nga Çlirimtare Januzaj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement