Policia e Shqipërisë ka publikuar një njoftim zyrtar lidhur me një grabitje të ndodhur sot në Paskuqan të Kamzës. Dy persona kanë vjedhur një sasi bizhuterish, duke kërcënuar punonjëset e biznesit me armë.
Sipas njoftimit, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione për kapjen e autorëve të këtij krimi.
Në përshkrimin e ngjarjes, policia njofton se më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, dy individë të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të një qytetari. Ata kanë kanosur punonjëset me armë zjarri dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë kanë reaguar dhe kanë shkuar në vendngjarje. Ato kanë ngritur pika kontrolli për të ndihmuar në kapjen e autorëve. Grupi hetimor është duke punuar për të siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe arrestimin e tyre, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.



















You must be logged in to post a comment Login