Aktorja dhe këngëtarja amerikane Bella Thorne, e njohur për rolin e saj në serialin “Shake It Up” të Disney-t, ka ndarë përvojat e saj nga fillimet e karrierës, duke përfshirë sfidat me të cilat është përballur gjatë aktit të shantazhit.
Në vitin 2019, Thorne u përball me një individ të dyshuar si shantazhist dhe haker, i cili e kërcënoi me publikimin e fotografive të saj nudo. Kjo situatë e shpuri në qendër të një skandali, ku ajo publikisht e akuzoi këtë person për shantazh. Në përpjekje për të marrë kontroll mbi situatën, ajo publikoi vetë fotot e saj, duke besuar se kështu e kishte zgjidhur problemin.
Megjithatë, publikimi i fotografive shkaktoi një reagim të ashpër nga publiku. Ylli i filmave “Midnight Sun” dhe “Family Feud”, gjatë një interviste në podkastin “Call Her Daddy”, shpërtheu në emocione, duke thënë se kritikat e njerëzve ishte një përvojë shumë e dhimbshme për të. Ajo theksoi se shumë njerëz sugjeruan që ajo e kishte bërë këtë për të treguar pjesët më intime të saj, gjë që e kishte lënë të shkatërruar emocionalisht.
Kjo ngjarje e vuri në pikëpyetje perceptimin e saj në publik dhe ndikoi thellësisht në mirëqenien e saj emocionale.



















You must be logged in to post a comment Login