Influencerja e njohur shqiptare, Doresa, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, bëri një paraqitje të veçantë në emisionin “Prive” nga Liberta Spahiu. Kjo ishte intervista e saj e parë me një media shqiptare, ku ajo hapur zemrën duke ndarë momente prekëse nga jeta personale, sfidat si nënë e katër djemve dhe planet e saj për të ardhmen.
Doresa, mes emocioneve, zbuloi përballjen e saj me sëmundjen e rëndë të bashkëshortit, Berat. Ajo tregoi se në vitin 2019, kur ishte në muajin e dhjetë të shtatzënisë, Berat u diagnostikua me një tumor në tru, disa ditë para lindjes së fëmijës së tyre të parë. Kjo periudhë e vështirë e detyroi atë të kujdesej për burrin e saj, ndërkohë që po përjetonte ndryshimet e shtatzënisë, duke e bërë atë të forcohet si grua dhe nënë.
Si nënë e përkushtuar e katër djemve, Doresa ndau përvojat e saj mbi rritjen e tyre dhe përditshmërinë në Gjermani. Gjatë bisedës, ajo u përgjigj edhe pyetjes nëse ata janë të kënaqur me numrin e fëmijëve që kanë apo nëse mendojnë të zgjerojnë familjen në të ardhmen.
Për të ndjekur tërësisht intervistën e saj, mund ta shihni videon e mëposhtme.



















You must be logged in to post a comment Login