Justin dhe Hailey Bieber kanë blerë një apartament në Lower Manhattan të Nju Jorkut për rreth 10,7 milionë euro. Ky apartament, me sipërfaqe 260 metrash katrorë, ndodhet në Leroy Street dhe ofron një ambient të mbrojtur për banorët e tij, sipas raportit të The Wall Street Journal.
Sipas The New York Times, apartamenti përfshin katër dhoma gjumi, katër banjo e gjysmë, një kuzhinë moderne të hapur me sipërfaqe pune prej mermeri, si dhe gjashtë mure të dedikuara për ekspozimin e veprave të artit. Çifti gjithashtu disponon një ashensor privat dhe pamje interesante nga lumi Hudson.
Ndërtesa, e ndërtuar nëntë vjet më parë, ka 15 kate dhe 56 njësi banimi. Ajo është projektuar nga studioja e njohur e arkitekturës Herzog & de Meuron, me seli në Bazel, Zvicër.



















You must be logged in to post a comment Login