Një shpërthim në portin holandez të Roterdamit ka shkaktuar vdekjen e të paktën një personi dhe plagosjen e disa të tjerëve, sipas njoftimeve nga policia e qytetit.
Incidenti ndodhi paraditen e së enjtes në portin më të madh të Evropës, ku policia ka vendosur një perimetër sigurie për të hetuar shkakun e shpërthimit. Sipas agjencisë Associated Press, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Në një postim në rrjetet sociale, policia e Roterdamit bëri të ditur se shpërthimi “për momentin duket të jetë një aksident në punë”, por nuk ofroi detaje të tjera.
Zëdhënësi i policisë, Daan Valkenburg, në një intervistë për Associated Press, shpjegoi se ende nuk janë nxjerrë përfundime të qarta dhe se “po mbahen të hapura të gjitha mundësitë”.
Sipas transmetuesit holandez NOS, shpërthimi ndodhi në një rafineri dhe terminal karburanti që operohet nga kompania “Gunvor Energy”, në një zonë industriale të portit. Raportohet se një ekip mirëmbajtjeje ishte duke punuar në një seksion të tubacioneve në atë lokacion.



















You must be logged in to post a comment Login