Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë në detyrë për politikat e saj energjetike.
Në një postim të bërë në Facebook, Hoti ka theksuar se Kosova, pas anulimit të projekteve të mëdha energjetike, është duke eksportuar thëngjill, ndërsa nga ana tjetër po importon energjinë elektrike të prodhuar nga ky material.
“Pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova tani krenohet me eksportin e thëngjillit. E në anën tjetër, importon energjinë e prodhuar nga ai thëngjill,” ka shkruar ai.
Hoti thekson se kjo situatë ka ndodhur pas gjashtë vitesh qeverisjeje nga Lëvizja Vetëvendosje, gjatë të cilave, sipas tij, nuk është ndërtuar asnjë kapacitet energjetik i ri stabil, qoftë nga thëngjilli apo nga gazi.
“Ky na qenka ‘tranzicioni energjetik’ i Kosovës nën udhëheqjen e VV-së,” ka përfunduar Hoti.



















You must be logged in to post a comment Login