Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Luiz Ejlli premton të ‘djegë’ televizorin, këngëtari së shpejti në rolin e moderatorit

Luiz Ejlli premton të ‘djegë’ televizorin, këngëtari së shpejti në rolin e moderatorit

Luiz Ejlli do të rikthehet sërish në Top Channel, por këtë herë në rolin e moderatorit. Pas një bashkëpunimi të suksesshëm me këtë televizion, ish-fituesi i Big Brother Vip Albania 2 ka arritur një marrëveshje për të sjellë një show të ri televiziv.

Në promon e emisionit, Luizi shfaqet duke qëndruar përballë televizorit, i cili papritmas merr flakë. Kjo është një mënyrë simbolike për të shfaqur se ai ka përgatitur diçka të veçantë.

Emisioni titullohet “Live me Luizin” dhe pritet të ofrojë muzikë live, të ftuar specialë, intervista, lojëra, humor dhe performanca, gjithçka në një format energjik dhe të paparashikueshëm. Sipas përshkrimit në faqen e TCH, duket se emisioni do t’u ngjajë disa formateve të njohura si “Xing me Ermalin” dhe “Më lër të flas”. Prandaj, Luizi do të tentojë të jetë një komedian, këngëtar dhe moderator njëkohësisht.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement