Selin Bollati ka ndarë mendimet e saj lidhur me lidhjen me Kosovën dhe Shqipërinë, duke ofruar një përgjigje që lë pak hapësirë për interpretime.
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës e pyeti: “Në Kosovë apo Shqipëri?”. Selin iu përgjigj drejtpërdrejt: “Në Kosovë apo Shqipëri, me rëndësi që jam në vendin tim me njerëzit e mi, gjakun tim!”
Për këtë përgjigje, ajo përdori flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, duke treguar se të dy vendet kanë një rëndësi të veçantë për të. Selin ka ruajtur një lidhje të ngushtë me Kosovën, dhe sa herë që viziton vendin, ajo qëndron pranë familjes së Gimbos, me të cilët ka krijuar një marrëdhënie të fortë.
Në rrjetet sociale, ajo ndan rregullisht momente me familjarët e partnerit të saj, duke theksuar afrimitetin që ka me ta. Selin dhe Gimbo jetojnë së bashku në Tiranë, ku vazhdojnë jetën e tyre si çift.
Megjithatë, edhe pse jeta e tyre e përditshme zhvillohet në kryeqytetin shqiptar, përgjigjja e Selinit tregon se lidhja e saj me Kosovën vazhdon të mbetet e rëndësishme.



















You must be logged in to post a comment Login