Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka dhënë detaje mbi takimin e tij me kryetarin e partisë, Kadri Veseli, në Hagë.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për situatën në Kosovë, për njerëzit dhe të ardhmen e vendit. Gruda e theksoi qetësinë dhe forcën që Veseli ka shfaqur në biseda.

Ai njoftoi se Veseli është shprehur i bindur se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij.

“Fjalët e tij ishin të mbushura me qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme. Nuk kishte as dëshpërim, as dorëzim. Përkundrazi, kishte besim dhe bindje të fortë se më 16 shtator do të jetë i lirë, me shokët e tij. Ndërsa u ndamë, mbeta me një ndjenjë të fortë se burgu mund t’ia kufizojë njeriut lirinë fizike, por nuk mund t’ia burgosë shpirtin, bindjen dhe dashurinë për vendin,” u shpreh Gruda.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement