Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka nderuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, në përkujtimin e 9-vjetorit të vdekjes së tij.
Në një postim në Facebook, Peci theksoi se Rexhepi është pjesë e kujtesës kolektive për liri dhe shtetndërtim, për shkak të angazhimit të tij në çlirimin e vendit dhe rolit si kryeministër i Kosovës, kryetar i Mitrovicës dhe Ministër i Punëve të Brendshme.
Sipas Pecit, “Sot përkujtojmë Bajram Rexhepin, një ndër kontribuesit më të mëdhenj si kirurg i luftës, i cili iu përkushtua Kosovës politikisht që nga vitet ’90. Ai fillimisht angazhohet në LDK, ndërsa gjatë luftës i shërbeu UÇK-së si mjek në terren. Pas luftës, ai ishte kryeministri i parë i Kosovës, kryetar i Mitrovicës dhe Ministër i Punëve të Brendshme, duke u bërë kështu një pjesë e rëndësishme e kujtesës për liri dhe shtetndërtim.”



















You must be logged in to post a comment Login