Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

“Heshtja” në rrjete sociale ngriti dyshimet, çka po ndodh me DJ PM dhe Sarën?

“Heshtja” në rrjete sociale ngriti dyshimet, çka po ndodh me DJ PM dhe Sarën?

Raporti mes çiftit të njohur, DJ PM dhe Sara, ka qenë në qendër të diskutimeve në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Gazetarët Miftar Zejnullahu, Elton Tozaj dhe Agon Rexhepi analizuan paraqitjet e fundit të çiftit në rrjetet sociale.

Agon Rexhepi shprehu shqetësime për mungesën e ndërveprimeve mes DJ PM dhe Sarës. Ai theksoi se kjo situatë ka nisur të krijojë dyshime te publiku për një krizë të mundshme në lidhjen e tyre. “Ata kanë lënë hapësirë për të menduar se nuk ka asgjë që ndodh mes tyre për një kohë të gjatë, pasi nuk janë parë të afërt. Nuk kanë pëlqyer postimet e njëri-tjetrit, as nuk komentojnë,” shprehu Rexhepi. Ai vuri në dukje se ndonëse çifti ende ndiqet në rrjetet sociale, nuk publikojnë përmbajtje së bashku, gjë që ngre pikëpyetje.

Nga ana tjetër, Miftar Zejnullahu theksoi rëndësinë e veprimeve të personazheve publike në rrjetet sociale, duke sugjeruar se shpesh fansat krijojnë aludime për ndarje në bazë të këtyre veprimeve. “Zakonisht, fansat janë ata që i ndjekin që prej kohës së Big Brother dhe reagojnë për çdo koment ose pëlqim në Instagram si të qartë për një ndarje. Megjithatë, nuk kam arsye të besoj se ata janë ndarë, pasi ende mbajnë njëri-tjetrin në ndjekje,” u shpreh Zejnullahu.

Përkundrazi, gazetari Elton Tozaj ka qenë i vendosur në përfundimin se çifti vazhdon të jetë bashkë. “Jo, nuk janë ndarë. Absolutisht janë ende bashkë,” deklaroi ai me besim të plotë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement