Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Google Street View” mbërrin në Kosovë, publikohen pamjet e para nga i gjithë territori

“Google Street View” mbërrin në Kosovë, publikohen pamjet e para nga i gjithë territori

Kosova është bërë territori më i ri në Ballkan që i është shtuar shërbimit “Google Street View”. Ky është një hap i rëndësishëm në zgjerimin e platformës në Evropë.

Pas rreth dy vitesh xhirimesh, Google ka publikuar pamje 360-gradëshe të Kosovës, të marra mes korrikut 2025 dhe majit 2026. Këto pamje mbulojnë pothuajse të gjitha rajonet e vendit. Sipas autorëve, integrimi i Kosovës kishte pësuar vonesa për shkak të statusit të saj gjeopolitik, siç raportoi “virtualstreets”, transmeton Klankosova.tv.

Shërbimi “Street View” përfshin qytetet kryesore si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Ferizaj, si dhe shumë qytete dhe fshatra të tjerë. Në të janë dokumentuar rrugët malore dhe destinacione turistike, përfshirë Grykën e Rugovës, Parkun Kombëtar të Sharrit, Bjeshkët e Nemuna dhe kalimet malore pranë kufijve me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Xhirimet në Prishtinë filluan në gusht të vitit 2025 dhe vazhduan gjatë pranverës së vitit 2026. Pamje janë publikuar gjithashtu nga Podujeva, Fushë Kosova, Novobërda, Kaçaniku, Shtimja, Hani i Elezit, Leposaviqi, Leshaku, Vushtrria dhe Skenderaj.

Artikulli thekson se Google ka përdorur kamera të gjeneratës së katërt dhe, në disa raste, kamera portative për të vazhduar fotografitë edhe gjatë kushteve të vështira të motit, siç ishin reshjet e mëdha të borës në tetor 2025.

Publikimi i “Street View” vjen në një moment kur Kosova po tërheq gjithnjë e më shumë turistë dhe kur bizneset lokale kanë nevojë për një prani më të madhe në hartat digjitale. Po ashtu, sipas artikullit, kompania “Apple” ka marrë leje për të fotografuar pjesë të Kosovës, por ato pamje ende nuk janë bërë publike.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement