Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Publiku në Maltë e mbante Katy Perryn në një shishe gjigante, derisa ajo i luti që ta kthenin te skena përsëri

Publiku në Maltë e mbante Katy Perryn në një shishe gjigante, derisa ajo i luti që ta kthenin te skena përsëri

Ylli amerikan i muzikës pop, Katy Perry, e përjetoi një moment të pazakontë gjatë performances së saj në festivalin Isle of MTV Malta. Gjatë interpretimit të hitit “I Kissed a Girl”, ajo hyri brenda një shisheje gjigante transparente që ishte parashikuar të “fluturonte” mbi publikun dhe të kthehej në skenë.

Megjithatë, situata mori një drejtim të papritur, pasi fansat filluan ta mbajnë shishen në drejtim të kundërt. Kjo e detyroi Katy-n të largohej më shumë nga skena, përkundrazi nga dalja e planifikuar.

Pamjet që u shpërndanë në mediat sociale treguan këngëtaren duke bërë gjeste në përpjekje për të orientuar publikun se si ta drejtonte shishen. Në një moment, ajo u dëgjua duke iu kërkuar turmës ta kthente shishen drejt një rekuiziti të madh prej kashte që ishte pjesë e setit.

Pas disa momenteve tensionuese, por njëkohësisht qesharake, publiku arriti ta ridrejtonte shishen përsëri drejt skenës, ku Katy vazhdoi koncertin pa probleme të mëdha. Pasi u kthye, ajo e falënderoi publikun për ndihmën duke pranuar situatën me një buzëqeshje.

Ky incident i paplanifikuar shpejt u bë viral në rrjetet sociale, me komente humoristike dhe meme që përmbyten platformën. Shumë përdorues bënë shaka se “shishes i mbaroi GPS-i”, duke e cilësuar këtë moment si një nga më të qesharakat e koncertit të vitit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement