Numri i zjarrfikësve që kanë humbur jetën në Greqi ka arritur në tre, ndërsa vendi vazhdon të përballë zjarreve të mëdha që kanë prekur disa zona.
Viktima e fundit humbi jetën gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin në rajonin e Peloponezit, sipas një zëdhënësi të shërbimit zjarrfikës që raportoi për agjencinë e lajmeve Reuters.
Më herët, dy zjarrfikës të rinj, të moshës 23 dhe 27 vjeçare, humbën jetën në Kretë. Ata ishin bllokuar në afërsi të fshatit Krya Vrysi, ndërsa po lëviznin mes vatrave të zjarrit. Shërbimi zjarrfikës njoftoi se të dy ata u gjetën pa ndjenja jashtë automjetit të punës.
Qendra e Emergjencave e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se Greqia dhe Italia pritet të përballen me rrezik më të lartë nga zjarret në javët e ardhshme. Flakët kanë përfshirë gjithashtu zona të Francës dhe Spanjës.



















You must be logged in to post a comment Login