Lulzim Zeneli, përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka diskutuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova rreth Kuvendit të LDK-së. Ai theksoi rëndësinë e këtij kuvendi për të reflektuar një unitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.
Zeneli shprehu pritshmërinë që Kuvendi do të dëshmojë vendosmërinë e partisë për të bashkuar anëtarësinë dhe elektoratin. Ai theksoi: “Shpresojmë dhe besojmë fuqishëm që Kuvendi i nesërm do të reflektojë fuqishëm vendosmërinë për një vizion, i cili do të bashkojë anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së në proceset e jashtme.”
Ai theksoi se Kuvendi duhet të jetë një dëshmi e maturisë politike dhe e forcës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Ajo çka është e rëndësishme është që ky Kuvend të jetë Kuvend i maturisë dhe i asaj që ne e konsiderojmë ta demonstrojë fuqinë politike, një fuqi e cila gjithmonë bazohet në dije, në maturi dhe me një vizion që Kosovës i jep një qetësi politike,” deklaroi Zeneli.



















You must be logged in to post a comment Login