Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Giovanni’s, vendi ku natyra dhe deti krijojnë pushimet perfekte

Giovanni’s, vendi ku natyra dhe deti krijojnë pushimet perfekte

Nëse po e kërkoni një destinacion për këtë verë ku ajri i pastër i natyrës dhe bukuria e detit bashkohen në harmoni, Giovanni’s Beach & Ethno Village është mundësia ideale.

I vendosur në Donji Shtoj, afër Velika Plazës në Ulqin, Giovanni’s ofron një përvojë të veçantë për ata që dëshirojnë të shpëtojnë nga ritmi i zakonshëm dhe të shijojnë pushime me relaks dhe momente të paharrueshme.

Zgjimi mes gjelbërimit, ndjesia e ajrit të freskët dhe freskia e detit Adriatik krijojnë një atmosferë unike. Kompleksi ofron akomodim modern në Ethno Village, ambiente me kujdes të dizajnuara, si dhe një restorant me specialitete të shijshme, duke u përshtatur për familjet, çiftet dhe grupet e miqve.

Giovanni’s Beach shquhet për njërin nga plazhet më të bukura të rivierës, ku mund të relaksoheni nën diell, të shijoni kokteje freskuese dhe ushqime të përgatitura me përkushtim, përballë një pamjeje mahnitëse të detit.

Pushimet më të bukura janë ato që fillojnë me aromën e natyrës dhe përfundojnë me perëndime spektakolare buzë detit. Për një verë plot qetësi, relaks dhe kujtime të bukura, Giovanni’s është një destinacion që duhet të vizitohet.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement