Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës

Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, duke theksuar se individi është nga Kosova dhe është marrë në pyetje. Sipas Policisë, marrja në pyetje nuk nënkupton domosdoshmërisht që personi do të dërgohet në mbajtje, raportoi RTK.

Për më tepër, një dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i siguruar nga RTK, tregon se më 6 gusht 2026 është marrë vendim për heqjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës për Vido Gjuriçiq, i lindur më 11 shkurt 1973 në Mitrovicë.

Sipas vendimit të MPB-së, Gjuriçiq ka qenë shtetas i Kosovës dhe në të njëjtën kohë edhe shtetas i Serbisë.

Në arsyetimin e vendimit, theksohet se Gjuriçiq “është anëtar i forcave policore të një shteti tjetër” dhe për këtë nuk ka marrë pëlqimin e organit kompetent.

MPB-ja nënvizon se një veprim i tillë lidhet me veprimtari që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement