Një sasi e vogël lëndë eksplozive, e dyshuar si e pashpërthyer, është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e një dyqani pronë e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës. Kjo ngjarje është raportuar nga A2CNN.
Pas njoftimit për incidentin, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje. Aktualisht, ata po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e saj.



















You must be logged in to post a comment Login