Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Edhe protesta për ta luftuar këtë të keqe”, thotë Hoxhaj për qeverinë Kurti (VIDEO)

“Edhe protesta për ta luftuar këtë të keqe”, thotë Hoxhaj për qeverinë Kurti (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputeti i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për organizimin e protestave kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Ai shprehu këtë qëndrim gjatë një interviste në programin Info Magazine të Klan Kosovës.

Hoxhaj theksoi se partia e tij do të eksplorojë forma të ndryshme për të “luftuar këtë të keqe,” siç e quajti ai, brenda dhe jashtë Kuvendit.

Ai theksoi se është detyrë e deputetëve të mbrojnë kushtetutshmërinë dhe integritetin institucional të vendit. Hoxhaj shpjegoi se doa të bëjnë veprime si brenda ashtu edhe jashtë Kuvendit, duke përfshirë protestat. Sipas tij, qëllimi është t’ua bëjnë të qartë qytetarëve të Kosovës se situata aktuale nuk është thjesht një raport opozitë-qeveri, por një çështje më e thellë mes legjitimitetit dhe atyre që nuk janë legjitime.

<

Ai e vlerësoi Lëvizjen Vetëvendosje si një shumicë parlamentare që, sipas tij, nuk është legjitime, për shkak se ka prodhuar tri kriza politike me qëllim të shthurjes së shtetit të Kosovës. Hoxhaj e cilësoi këtë situatë si të papranueshme dhe njoftoi se partia do të veprojë për këtë çështje. Ai, megjithatë, tha se detajet rreth veprimeve të PDK-së dhe të tjerave janë çështje që i takojnë bisedimeve brenda partisë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement