Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Eli Malaj përfundon në spital, anulon performancën

Eli Malaj përfundon në spital, anulon performancën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Malaj, ka shqetësuar fansat e saj me një postim të fundit në rrjetet sociale. Ajo ndau një fotografi nga spitali, ku shfaqej duke marrë trajtim mjekësor me oksigjen.

Në një postim në Facebook, Malaj kërkoi falje nga të pranishmit në lokalin Patalathe Club, ku ishte e ftuar të performonte. Ajo shpjegoi se gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe temperaturave të larta.

“Ju kërkoj ndjesë publikut të sotëm që ndodheshin te Patalathe Club, po ashtu edhe stafit, për gjendjen time dhe temperaturën e lartë. Nuk e kam në dorë shëndetin dhe më vjen shumë keq që ju lash ashtu. Uroj të më kuptoni dhe ju falënderoj shumë. Ndjesë edhe një herë,” shkruante ajo.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement