Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka vazhduar thirrjet për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Çitaku e ka cilësuar Kurtin si “uzurpator”, duke theksuar se Qeverinë e Kosovës e ka zënë një deputet. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për situatën aktuale dhe ka bërë thirrje që Kuvendi të konstituohet.
“Brenda atij institucioni ndodhet një deputet që ka uzurpuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në ora 11:00 e presim këtu në Kuvend për të formuar institucionet,” ka thënë ajo. Çitaku ka theksuar se Kosova nuk ka kohë për të humbur.



















You must be logged in to post a comment Login