Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për veprat penale të “Blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të substancave narkotike”.
Sipas policisë, incidenti ndodhi të dielën, rreth orës 18:50, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë një kontrolli, zyrtarët e policisë ndaluan një automjet të drejtuar nga i dyshuari. Në këtë moment, ata gjetën dhe sekuestruan 526.9 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Hetimet vazhduan me kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit. Atje u zbuluan edhe 152 gramë marihuanë, 1.42 gramë kokainë, 23.59 gramë hashash, si dhe 1650 euro të gatshme. Të gjitha këto u sekuestruan si prova materiale.
Pas përfundimit të hetimeve, i dyshuari u arrestua dhe, me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.



















You must be logged in to post a comment Login