Bayern Munich nuk dëshiron të humbasë Harry Kane.
Klubi bavarez është duke punuar për të ofruar një kontratë të re me kushte financiare më të favorshme për sulmuesin anglez, i cili konsiderohet i paprekshëm nga drejtuesit e klubit.
Megjithëse Barcelona dhe disa klube për nga Premier League kanë shfaqur interes për të, Bayern nuk është i gatshëm të negociojë për largimin e Kane. Ai njihet gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë në botë në këtë moment. E ardhmja e Kane mbetet e lidhur ngushtë me Mynihun, të paktën për tani.



















You must be logged in to post a comment Login