Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Nusja befason Edonën, i dhuron albumin e saj të ruajtur prej vitesh

Nusja befason Edonën, i dhuron albumin e saj të ruajtur prej vitesh

Mbrëmë, gjatë një dasme ku performuan së bashku këngëtarët e njohur, Edona dhe Milot Llalloshi, ndodhi një moment tepër emocionues.

Përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, Miloti ndau pamjet ku nusja mban në duar albumin fizik të Edonës, titulluar “Vendi i dashurisë”. Ky album, i ruajtur me shumë kujdes, kishte qenë një thesar për nusën për vite me radhë.

“Një adhuruese e vërtetë… Ajo e kishte ruajtur albumin e Edonës për këtë ditë të veçantë. Faleminderit!” shkruan Miloti në mbishkrimin e videos.

Ky gjest i veçantë i nuses dëshmon dashurinë dhe besnikërinë që publiku ka treguar për muzikën dhe karrierën e Edona Llalloshit për dekada.

Pas shumë vitesh në skenë, Edona vazhdon të jetë një emër i kërkuar, veçanërisht në dasmat shqiptare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement